Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

'Kujtova se ishte agjent policie!' Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital 22-vjeçarin pas keqkuptimit

'Kujtova se ishte agjent policie!' Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital 22-vjeçarin pas keqkuptimit

11:44, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në Palermo, ku protagonist ka qenë një 46-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë.

Karabinierët e stacionit të Partinico njoftuan se ekzekutuan arrestimin e tij pas vendimit të Gjykatës së Apelit Palermo, për ta rikthyer në qeli, ndërsa kishte thyer masën e sigurisë arrest me burg, që i ishte dhënë më herët për tentativë vrasjeje.

Më 8 shtator, ai ishte larguar fshehurazi nga shtëpia dhe në rrugë është përplasur me një 22-vjeçar, të cilin e ka dhunuar barbarisht. Sipas mjekëve, i riu mori lëndime që duan një muaj të shërohen dhe trajtohen.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit dhe vetëm ndërhyrja në kohë e disa kalimtarëve parandaloi pasoja edhe më të rënda, informon media italiane.

Pas denoncimit karabiniert identifikuan autorin, që rezultoi shqiptari i arratisur. Pas arrestimit dhe sipas dëshmisë së vetë shqiptarit, sulmi lindi nga një keqkuptim:

“E ngatërrova të riun me një oficer të zbatimit të ligjit me rroba civile”, i tha ai hetuesve.

Gjykata urdhëroi menjëherë zëvendësimin e masës nga arreti shtëpiak në atë me burg dhe hetimet janë ende aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco