Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

'Hyn me 1000 dollarë, del pa asgjë'/  Zbardhet dëshmia tronditëse nga skema piramidale që mashtroi qindra shqiptarë

'Hyn me 1000 dollarë, del pa asgjë'/ Zbardhet dëshmia tronditëse nga skema piramidale që mashtroi qindra shqiptarë

10:31, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një operacion i gjerë policor në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh ka çuar në zbardhjen e skemave piramidale online që kanë mashtruar qindra qytetarë, duke u vjedhur shuma parash.

Në pranga ranë Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini, të cilët sipas policisë ishin agjentët kryesorë që promovonin platformat mashtruese. Ata u premtonin qytetarëve fitime të shpejta dhe të sigurta përmes investimeve. Ndërkohë që, agjentët e arrestuar mohojnë akuzat e atribuara nga policia.

Ata deklarojnë se nuk kanë detyruar askënd të investojë në platformat e përfshira në hetime.

Jemi njohur online dhe kemi vazhduar punën. Për të hyrë në skemë duhej të investohej minimalisht 1000 dollarë. Të parët që janë futur në këtë piramidë kanë mundur të përfitojnë fonde në kriptomonedha të cilat më pas i kanë konvertuar në Kosovë“, u shprehen të arrestuarit.

Për të vërtetuar mashtrimin, policia është infiltruar duke u futur në skemë dhe duke investuar para të cilat nuk u kthyen dhe shumëfishuan sipas premtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco