Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

VIDEO/ Vodhi marketin në mes të Tiranës, autori 32-vjeçar arrestohet pak pas ngjarjes, i gjenden edhe ‘mjetet e punës’...

09:33, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një market në zonën e Rrugës së Dibrës në Tiranë është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa është vënë në pranga autori i dyshuar.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Eljado Prendaj, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve. Sipas burimeve zyrtare, ai kishte thyer xhamin e marketit për të hyrë brenda dhe kishte marrë një shumë parash.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi shumën e parave të vjedhura, veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe mjetin e fortë me të cilin dyshohet se ka thyer xhamin e marketit.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, vodhi me thyerje, një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës, kapet menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari.

I arrestuari, me precedent në të njëjtën fushë.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe veshjet dhe sendet e përdorura gjatë krimit.

Menjëherë pas njoftimit për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit, në një subjekt në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco