Vidhnin vilat luksoze të milionerëve, 4 shqiptarë në pranga

Vidhnin vilat luksoze të milionerëve, 4 shqiptarë në pranga

18:56, 17/07/2017
A+ Aa A-

Katër shqiptarë janë arrestuar për disa vjedhje në vilat luksoze në ishullin e Mykonos në Greqi gjatë 20 ditëve të fundit, raportojnë mediat lokale.

Sipas policisë greke, në mesin e vilave të grabiturave ishte dhe një në pronësi të 3 milionerëve indianë, ku kishin marrë 20 mijë Euro.

Sipas hetimeve, në vilën e manjatëve indianë, shqiptarët kishin marrë 1500 Euro, një orë me vlerë 15 mijë Euro dhe sende personale me vlerë 3.500 Euro.

Shqiptarët janë të moshës nga 23 deri në 28 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Gjatë marrjes në pyetje, ata pranuan se kishin kryer 9 vjedhje në total, ku kishin marrë celularë, shuma parash, ora, laptopë, kamera dhe pajisje elektronike. Vlera e gjithë sendeve të vjedhura shkon deri në 122.600 Euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco