Një burrë në Pogradec ka humbur pas një incidenti duke prerë dru. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, në fshatin Rrëmenj.
Xh.H., 69 vjeç, sipas policisë, duke prerë dru, nga pakujdesia është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime.
I moshuari u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim, por si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.
Ngjarja dyshohet se është aksidentale, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit për vlerësim.
© SYRI.net