Vrasja Gjioveshajt në lokalin e natës tek Uji i Ftohtë, arrestohet njëri nga autorët. Ja emri

Vrasja Gjioveshajt në lokalin e natës tek Uji i Ftohtë, arrestohet njëri nga autorët. Ja emri

14:01, 17/07/2017
A+ Aa A-

Ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2017 në një lokal të qytetit të Vlorës, ku u vra me armë zjarri një shtetas si edhe u plagosën tre të tjerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :

Eljaso Çela, 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm kriminal)

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20 prill 2017, ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku në ambientet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi Ergys Gjioveshajt si edhe janë plagosur tre shtetas të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky person mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale “vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë rast i ndjek Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco