FOTO/ Grabitet me armë një argjendari në Tiranë, plagoset pronari

FOTO/ Grabitet me armë një argjendari në Tiranë, plagoset pronari

10:51, 17/07/2017
A+ Aa A-

Grabitet argjendari Kashari në rrugën e Dibrës, ndërsa autori është plagosur me armë. 

Ngjarja që sipas policisë është plagosje, në fakt duket se është një grabitje me armë në kryeqytet, ku ngjarja ka ndodhur në mëngjes.  

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka pasur të shtëna me armë në këtë zonë rreth orës 09.30. Nga hetimet e para është plagosur me armë zjarri V. K, 28 vjeç. Ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar, dhe sipas policisë ishte i veshur me të bardha, rreth 160 cm i gjatë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosur është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe gëzhoja e armës, e llojit pistoletë. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të zonës, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qënë dhe tentativë për grabitje, por gjithçka pritet të sqarohet nga uniformat blu.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco