Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Manuela, Xhoana dhe Beniamini, fotot e të rinjve që humbën jetën mes dallgëve në Vlorë Viktima Manuela Maraj

Manuela, Xhoana dhe Beniamini, fotot e të rinjve që humbën jetën mes dallgëve në Vlorë

09:42, 16/07/2017
A+ Aa A-

Këto janë fotografitë e dy prej tre të rinjve që humbën jetën dje tragjikisht në Vlorë, nën dallgët e detit: Manuela Maraj nga Vlora,  Xhoana Cani nga Tirana dhe Beniamin Ferati nga Tetova.

Beniamini, 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë, u mbyt ndërsa shkoi në ndihmë të dy vajzave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë.

Ka qënë e ndjera Xhoana Cani, e cila ka ndier rrezikun e para dhe ka kërkuar ndihmë; asaj i ka shkuar pranë kushurira, Manuela Maraj. Por të dyja janë gjendur mes dallgëve dhe pas kësaj, për t'i shpëtuar, ka hyrë në ujë edhe i riu tetovar.  Ai ishte në plazh me të dashurën e tij.

Beniamimi me njërën prej motrave të dy viktimave janë futur në ujë për t'i shpëtuar, por fatkeqësisht ai, as dy vajzat, nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg të tre. 

    Humbën jetën kësisoj:

    Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
    Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
    Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni

    Kjo ishte mbytja e katërt në Vlorë, pas asaj të një 14-vjeçari në mëngjes.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco