SYRI TV/ Tensione në degjesën publike në Dukat, banorët protestuan kundër impiantit të betonit

17:31, 18/09/2024
A+ Aa A-

Banorët e Dukatit kanë protestuar kundër ndërtimimit të një fabrike betoni nga një firmë private. Ata u shprehën se ky impiant do të ndotë mjedisin dhe do të rrezikojë shëndetin e tyre, ndërsa shtuan se kërkohet të ndërtohet në zonë të mbrojtur. Banorët nuk panuan të degjonin projektin nga përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit pasi vendimi i tyre kundër projektit ishte i padiskutueshëm.

SYRI TV

Mes tensionesh e  debatesh është zhvilluar dëgjesa publike e banorëve të Dukatit për ndërtimin e një impianti për prodhimin e betonit në zonë. Banorët protestuan këtë të mërkurë kundër projektit dhe u shprehën të vendosur që nuk do lejojnë ndërtimin e saj pasi prodhimi i betonit do të ndotë mjedisin e duke rrezikuar shëndetin  tyre.

Banoret u përplasen me zyrtarë të ministrisë së mjedisit, duke mos i lejuar këta të fundit të sqarojnë projektin. Sipas banorëve projekti bëhet në zonën e mbrojtur kundër ligjit.

Ndërkohe inxhinieri i mjedisit pranon dëmin që firma do të shkaktojë në mjedis, por sipas tij do të ketë impakt më të ulët se firmat e tjera që operojnë në zonë.

Në zonë ndodhen edhe disa fabrika të tilla, dhe banorët shprehen të vendosur që nuk do të lejojnë më të ndërtojnë impiante të tjera në këtë zonë dhe se kërkojnë nga firma që të tërhiqet sa më shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco