Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës.
Bëhet me dije se një furgon i cili transportonte nxënës shkolle, ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeçare.
Si pasojë e dëmtimeve të rënda, e mitura është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Mësohet se e mitura po kthehej nga shkolla në momentin e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.
Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
© SYRI.net