SYRI TV/ 6 emra për Drejtorin e Përgjithshëm të policisë

15:19, 18/09/2024
A+ Aa A-

SYRI TV

6 emrat kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën për të kandiduar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Por teksa në orën 17:00 pritet të mbyllet dhe afati aplikimeve, deri atëherë numri i atyre që aspirojnë për të drejtuar uniformat blu pritet të rritet. Përveç emrave që kanë aplikuar zyrtarisht dhe disa të tjerë janë përfolur si kandidatë potencialë. Pas mbylljes së procesit, komisionit vlerësimit do të përcaktojë kandidaturat që plotësojnë kriteret dhe do të bëjë rënditjen e tyre në bazë të pikëve.

E mërkura është afati i fundit për të gjithë ata që duan të kandidojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në orën 17.00 skadon dhe afati në zbatimin të urdhrit të ministrit të brendshëm për të aplikuar për kandidat për kryepolicin e vendit.

Syri Televizion nga burime ka konfirmuar se deri më tani kanë aplikuar 6 kandidatë. Ilir Proda, drejtori aktual i Qarkut të Elbasanit, Pëllumb Seferi drejtor i Interpolit, Ardian Çipa drejtor i Qarkut të Gjirokastrës, Rebani Jaupi aktualisht Drejtorit i Departamentit për Sigurinë Publike në Drejtorin e Përgjithshme. Adriatik Tafçiu, ish zëvendës drejtor në Qarkun e Dibrës dhe Shemsi Prençi, i cili më parë ka mbajtur disa poste në Policinë e Shtetit, po prej disa vitesh nuk është më pjesë e strukturës së uniformave blu. Deri në mbylljen e afatit zyrtar të aplikimeve pritet që numri i tyre të shtohet.

Ndër emrat e përfolur si kandidatë potencialë për drejtor të përgjithshëm është dhe ai i drejtorit aktual të Qarkut të Durrësit Skënder Hitaj, Altin Mena që më parë ka mbajtur postin e shefit të qarkullimit rrugor në Lezhë dhe Idajet Faskaj që prej kohësh është në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit.  

Pas mbylljes së afatit Ministria e Brendshme pritet të publikojë për mediat listën e kandidatëve që kanë aplikuar. Më pas vendimmarrja i ngelet komisionit të vlerësimit. Në 10 ditë duhet të përcaktohen kandidatët që plotësojnë kriteret dhe të bëhet rënditja e tyre sipas pikëve pasi janë thirrur për t’u pyetur nga Komisioni Vlerësimit. Më pas rënditja i shkon ministrit të brendshëm i cili i propozon një emër kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco