SYRI TV/ Pa paga, punonjësit e aeroportit të Vlorës në protestë

14:59, 18/09/2024
A+ Aa A-

Punonjësi e Aeroportit te Vlorës kanë protestuar te kantieri pasi kanë prej muajsh që nuk kanë marrë pagën. Atyre u është premtuar se do i marrin të gjitha pagat deri ditën e premte, por nëse kjo nuk ndodh punonjësit shprehen se do pezullojnë punimet. Ka reaguar edhe Aeroporti i Vlorës për këtë situate duka ja faturuar vonesat e pagës, firmës nënkontraktore

Syri tv

Protesta e punonjësit ka zgjatur për gati dy orë deri sa kanë mbërritur përgjegjësit e firmës. Këta të fundit u kanë premtuar punonjëse që kanë bojkotuar punën dhe kanë dalë në protestë se do të marrin pagat. Madje ata kanë lënë edhe një afat se deri ditën e premte këta punonjës  do të marrin të gjitha pagat e prapambetura. Pas këtij premtimi një pjesë e punonjësve janë rikthyer në vendin e punës, ndërsa të tjerë janë laguar për në banesat e tyre.

Por punonjësit kanë deklaruar se nëse deri ditën e premte nuk do të marrin pagat e prapambetura siç u premtua, ata sërish do të protestojnë dhe do të bojkotojnë punën duke pezulluar këtu punimet ne Aeroportin e Vlorës. Por  për këtë situata i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Aeroporti i Vlorës. Në një deklaratë për mediat thuhet se kompania që po ndërton aeroportin e ka justifikuar vonesat e pagave se nuk po i paguan nënkotraktori, ja ka faturuar këtë përgjegjësi firmës nënkrotartore duke shkuar se firma ka pasur mosmarrëveshje me punëtoret./ Gaz: G.Kellciu, pamje: Syri, mon: E.Domi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco