SYRI TV/ E korruptoi ‘Rrumi’, Apeli çon në qeli avokatin e shtetit

16:32, 16/09/2024
A+ Aa A-

SYRI TV

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 3 vite burg ish-avokatin e Shtetit Irgen Kërçuku që po gjykohej në masën detyrim paraqitje. Ai u shoqërua në ambientet e burgut pas vendimit të Apelit teksa akuzohet se mori rryshfet 9 milionë lekë nga Aleksandër Laho njohur ndryshe si “Rrrumi i Shijakut”, të ndikonte në një çështje pronash.

Ky është moment kur Irgen Kërçuku, ish-avokat i shtetit deri më sot në arrest shtëpie, sapo ka mësuar vendimin e Apelit të GJKKO-së për ta mbyllur në qeli. Ai pret oficerin e Policisë Gjyqësore të firmosë dërgimin prapa hekurave për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për të cilën është dënuar me 3 vite heqje lirie, dhe më pas shoqërohet me punonjës policie drejt burgut.

Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e shkallës së parë teksa avokati dyshohet se mori një ryshfet prej 9 milionë lekësh nga Aleksandër Laho njohur me nofkën “Rrumi i Shijakut”. Ky i fundit kërkonte nga Kërçuku që të mos merrte pjesë në procesin gjyqësor me palë ndërgjyqëse paditës Pal Seçuni, palë e paditur ZVRPP Durrës dhe palë e tretë Avokatura e Shtetit si dhe për të mos bërë në vijim ankim në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Nga hetimet e kryera, atij iu gjet në celular një video-përgjim i qershorit të vitit 2017, ku bisedonte për ryshfet me avokatin Irgen Kërçuku, që të mos apelonte procesin gjyqësor për pronësinë e 45 mijë metra/katrorë pronë shtetërore në Gjirin e Lalzit. Rrumi i Shijakut ndodhet në kërkim nga SPAK ndërsa është i dyshuar për një sërë aktivitetesh të paligjshme dhe ngjarjesh kriminale. Në në nëntor të 2019-tës, atij iu bë atentat bashkë me prokurorin Arjan Ndoja e ku për pasojë humbi jetën shoferi Andi Maloku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco