Një gomar është izoluar për 3 ditë në një gropë të hapur nga bashkia në zonën e Shkozës.
Institucionet e zjarrëfikëses janë shprehur nuk mund të bëjnë gjë për ta nxjerrë nga gropa pasi nevojitet vinçi, dhe ujësjellësi duhet të ndërhyjë.
Pasiguria në punimet e bashkisë Tiranë është një fenomen aspak i rrallë për qytetin, por hapja e një grope të këtyre përmasave duhej patjetër të ishte shoqëruar me një siguri të shtuar, por sic duket edhe nga pamjet, mungon edhe siguria minimale. Mos sigurimi i sheshpunimeve mund të shkaktojë tragjedi të mëdha.
Mësohet se vetë qytetarët kanë marrë masa për të nxjerrë gomarin, pasi institucionet nuk bënë asnjë përpjekje.
© SYRI.net