Një ditë më parë në Roskovec humbi jetën një 42-vjeçar, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Shtetasi S.B po punonte në një banesë kur kur preku linjën e tensionit. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 42-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.
Policia njoftoi këtë të hënë se është vënë në pranga E.K, 47 vjeç, banus në fshatin Suk-1 në Roskovec. 42-vjeçari po punonte në kapanonin që po ndërtonte pa leje E.K.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.09.2024, për shtetasin S. B., 42 vjeç, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ju bëjmë me dije se Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Suk-1, Roskovec, pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetën duke punuar shtetasi S. B., pa zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.
© SYRI.net