Tre shqiptare jane arrestuar në Skoci, pasi u kapën në një ferme kanabisi me vlerë 1 milion paund gjatë një bastisjeje. Mësohet se në pranga kan rënë Ruzhdi Bulku, 37 vjeç, Mario Hasmuca, 28 vjeç dhe Adelajd Osmanaj, 26 vjeç. Siç raportohet treshja u largua nga ambientet e McGoëan House kur oficerët e policisë vendosën kamerat e jashtme të lëvizjes. Policia gjeti gjithsej 138.84 kilogramë kanabis si dhe 850 bimë të tjera më të vogla në disa dhoma.
Gjithashtu edhe katër shqiptarë të tjerë u deklaruan fajtorë për përfshirje në kultivimin e 695,000 £ dhe do të dënohen më vonë këtë muaj. Bulku, Hasmuka dhe Osmanaj ndërkohë pranuan sot në Gjykatën e Lartë në Glasgoë se prodhonin kanabis. Policia po hetonte për një çështje që nuk kishte lidhje me kanabisin, por vendosi kamerat lëvizëse në muret e jashtme, pasi pati denoncime lidhur me erën e fortë të bimëve.
Oficerët hynë në ambientet e ndërtesës dhe gjetën një kultivim kanabisi në shkallë të gjerë si dhe rroba dhe dyshekë brenda. Një kërkim në shkallë të gjerë u zhvillua me ndihmën e njësisë së mbështetjes ajrore të policisë. Osmanaj u gjurmua dhe u gjet i fshehur në një shkurre pranë ndërtesës, ndërsa një iPhone i zi ishte dëmtuar dhe nuk mund të analizoheshin të dhënat.
Bulku iu afrua dy oficerëve duke ngritur duart lart dhe u arrestua. Hasmuca gjithashtu u gjurmua dhe u kap jashtë ndërtesës. Një total prej 510,000 £ kanabis nga 850 bimë të vogla u gjetën në një zonë kultivimi në katin e parë. Në disa dhoma të tjera u gjetën 45 thasë të mëdhenj me kanabis që peshonin 130,82 kilogramë në total 497,116 £. Gjithashtu u gjetën 5 çanta të tjera të mëdha me peshë 8.02 kilogramë, me vlerë 30,476 £.
© SYRI.net