EMRI/ I riu kapet ‘gafil’ te ish-Stacioni i Trenit, shpërndante drogë sintetike

EMRI/ I riu kapet ‘gafil’ te ish-Stacioni i Trenit, shpërndante drogë sintetike

09:56, 10/09/2024
A+ Aa A-

Është arrestuar në afërsi të ish-Stacionit të Trenit një 20-vjeçar për shpërndarje droge.

Bëhet fjalë për të riun Erdi Kurti, të cilit iu gjetën qindra doza lëndë narkotike (sintetike) LSD.

‘Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Stacioni’, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.  Sekuestrohen qindra doza me lëndë të dyshuara narkotike (sintetike) LSD.  Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Stacioni’. Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 20-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale’, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco