Itali/ Shqiptari thyen masën dhe kërcënon ish-partneren duke e përndjekur, pas arrestimit i gjendet edhe kokainë

Itali/ Shqiptari thyen masën dhe kërcënon ish-partneren duke e përndjekur, pas arrestimit i gjendet edhe kokainë

09:49, 10/09/2024
A+ Aa A-

Një episod dhune në familje ka tronditur komunitetin e Asiago-s, në provincën e Vicenza-s, ku karabinierët arrestuan një shtetas shqiptar të akuzuar për akte përndjekjeje ndaj ish-partneres së tij. Operacioni i koordinuar nga gjyqtari hetues i Vicenzës, evidentoi jo vetëm situatën e rrezikshme për gruan, por edhe praninë e lëndëve narkotike në kuadër të një kontrolli rutinë.

Arrestimi ndodhi pasi i riu me inicialet K.S., kishte masë sigurimi që i ndalonte të afrohej me ish-partneren e tij. Ishte vetë viktima që denoncoi rastin. Më 31 Korrik 2023 Gjykata kishte vendosur masën ndaluese që shqiptari të mos afrohej më shumë se 500 metra ndaj ish-partneres së tij, raporton “Vicenza Today”.

Karabinierët ndërhynë në kohë, teksa shqiptari rrezikon edhe akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike. Autoritetet kompetente tani janë duke vlerësuar intensifikimin e masave mbrojtëse për viktimën, e cila në vetvete tashmë duket të jetë një nga prioritetet në situata të ngjashme.

Gjatë kontrollit, përveç konstatimit të shkeljes së ndalimit, karabinierët i gjetën edhe afërsisht 5 gramë kokainë e ndarë në gjashtë doza, të ndarë në gjashtë doza gati për t'u shitur.

Policia po heton edhe për lidhjet e të riut me rrjetet e shpërndarjes së drogës në qytet, për të zbuluar ndonjë grup të organizuar narkotrafiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco