Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Divjakë. Mësohet se 65-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi 65 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
© SYRI.net