Ashtu edhe siç pritej, në ditën e parë të shkollës, Tirana është paralizuar nga trafiku.
Jo vetëm nëpër rrugët e kryeqytetit, por edhe jashtë në unazën e vogël dhe të madhe, bllokimet kanë vazhduar për orë të tëra duke shkaktuar vonesa dhe problematika të mëdha.
Edhe pse ishte bërë e ditur se policia kishte marrë masa për gjoja shmangien e trafikut, dhe reduktimin e lëvizjes së mjeteve, në fakt qarkullimi i mjeteve është bllokuar nëpër të gjithë Tiranën.
© SYRI.net