Ekspertiza për vrasjen e Egli Progës duket se ka konfirmuar edhe një detaj tronditës.
Në ekspertizë thuhet se ai ka ndërruar jetë nga hemorragjia në tru, e cila ka ardhur nga goditja me grusht dhe përplasja në makinë.
Mbrëmjen e kaluar, motra e Egli Progës, e ftuar në emisionin ‘Opinion’ zbardhi këtë histori tronditëse.
Ajo tha se makina e bardhë që shihet në video i përket njërit prej bashkëautorëve të krimit.
Policia ka rrethuar zonën, por një nga autorët e krimit vendos të lëvizë makinën nga vendi i ngjarjes, duke i sjellë përplasjen e kokës në tokë Egli Progës.
Gjithçka ndodh në sytë e policisë, ndërsa autorët e krimit të rëndë vazhdonin të pinin kafe aty ku ka ndodhur ngjarja tronditëse.
Motra e Egli Progës tha se makinën e ka lëvizur Arjan Manellari.
Një zyrtar i lartë policie, i cili ndodhej përballë motrës së Egli Progës, nuk i dha dot përgjigje kësaj akuze kaq të rëndë.
Motra e Egli Progës po ashtu konfirmoi se vëllai i saj u vra pse nuk pranoi të paguante gjobën për bandën e socialistëve në Pogradec.
© SYRI.net