Ekspertiza konfirmoi vrasjen barbare të Egli Progës nga ‘rilindësi Meçe’

Ekspertiza konfirmoi vrasjen barbare të Egli Progës nga ‘rilindësi Meçe’

09:59, 06/09/2024
A+ Aa A-

“Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar dhe kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më”.

Kjo ishte dëshmia e ‘rilindasit’ Denis Meçe, i cili akuzohet se ka dhunuar për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga pasditen e 10 gushtit në Pogradec.

Dëshmi, e cila hidhet poshtë nga ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Ekspertiza konfirmon se Proga u dhunua barbarisht nga banda gjobëvënëse e Rilindjes në Pogradec.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, si edhe nga goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco