Del ekspertiza e Egli Progës: Dëmtime të shumta në trupin e viktimës

Del ekspertiza e Egli Progës: Dëmtime të shumta në trupin e viktimës

09:40, 06/09/2024
A+ Aa A-

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u dhunua për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës dhe me grusht.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është hemorragjia në cipën e trurit dhe hemorragjia e indit trunor.

Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L, thuhet në akt-ekspertim.

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës, e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe procedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco