Rruga e amortizuar e Kolonjës së Lushnjes, ka bërë që manastiri i Ardenicës të braktiset nga turistët.
Ndërkohë që dhjetra biznese që ndodhen në këtë zonë tashmë kanë falimentuar.
Banorë e biznesmen të zonës thonë se shumë turistë kthehen në mes të rrugës pasi ajo është e shkatërruar.
Dikur fermerët e zonës shisnin produktet e tyre në këtë aks, pro pas braktisjes së fshatit, ata rrezikojnë jetën duke dalë në anë të autostradës.
SYRI TV
Rruga e vjetër që lidh hyrjen e autostradës Fier - Lushnje është pesë kilometër e gjatë, por ajo është tërësisht e shkatërruar, pasi nuk ka parë riparime prej më shumë se 15 vjetësh.
Për shkak të amortizimit të saj bizneset përgjatë gjithë aksit, por edhe fermerët e tre fshatrave që ndodhen në të dyja anët e rrugës kanë falimentuar.
Fermerët prodhimet e tyre nuk i kalojnë më në këtë rrugë, por dalin në autostradë duke shkaktuar shumë herë dhe aksidente.
Nga ana tjetër , thonë ata, shumë herë turistë e huaj me motorra apo rulota janë kthyer në mes të rrugës se ajo është e pa kalueshme.
Premtimet në çdo fushatë zgjedhore nuk kanë munguar, por pasi ato kanë përfunduar, gjithcka ka mbetur e pandryshuar, ndërsa qindra banorë të kësaj zone vijojnë të vuajnë mungesën e një perspective për të ardhëm.
© SYRI.net