Një grua ka rënë nga lartësia aksidentalisht duke humbur jetën.
Mësohet nga njoftimi i policisë se, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës "Medar Shtylla" me rrugën "Sulejman Delvina", shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net