E fshehur mes bananeve, kapet kokainë në portin italian/ Në pranga 3 shqiptarë, po hapnin kontejnerin

E fshehur mes bananeve, kapet kokainë në portin italian/ Në pranga 3 shqiptarë, po hapnin kontejnerin

20:39, 12/08/2024
A+ Aa A-

Një ngarkesë prej 148 kilogramësh lënde narkotike të llojit kokainë, u gjet e fshehur në një kontejner të mbushur me banane në portin e Livornos.

Lënda narkotike e sekuestruar nga policia italiane, mendohet se vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador, teksa destinacioni final i saj ishte Zvicra.

Për këtë sasi të madhe droge, me vlerë qindra mijëra euro, policia arrestoi 3 shtetas shqiptarë, që kishin hyrë në port dhe po hapnin kontejnerin për të tërhequr kokainën.

Skaneri kishte zbuluar pakot e paligjshme mes frutave ekzotike dhe efektivët e policisë qëndruan në gatishmëri, derisa korrierët ndërhynë mes kutive për ta marrë.

Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në vitet e fundit në portin e Livornos, i cili shërben si tranzit nga trafikantët për ta shpërndarë drogën në qytetet e mëdha të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco