Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar në malin e Tomorrit, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar në malin e Tomorrit, zjarri dyshohet i qëllimshëm

17:04, 12/08/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme, një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit në Skrapar.  

Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm dhe është përhapur me shpejtësi drejt pyllit me pisha të Parkut Kombëtar, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Drejt zonës së zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Skraparit dhe punonjësit e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Drejt Parkut të Tomorrit, në ndihmë të zjarrfikësve të Skraparit janë nisur forca nga Berati dhe Poliçani, ndërkohë që atyre u janë bashkuar edhe banorë të zonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco