Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës. Mësohet se ai shtetasi me inicialet E.R., akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Si pasojë, ajo ka përfunduar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. “Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. R., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
© SYRI.net