Qëndresa Qytetare: Manipulimi i vrasjes, këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë! S’u lejua as të dërgohej në spital rastësisht

Qëndresa Qytetare: Manipulimi i vrasjes, këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë! S’u lejua as të dërgohej në spital rastësisht

15:55, 12/08/2024
A+ Aa A-

Për Qëndresën Qyetetare tentativa e Komisariatit të Pogradecit për të mbyllur vrasjen e qytetarit Egli Proga, është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë në vendin tonë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Qëndresa Qytetare thekson se 42-vjeçari nuk u lejua nga Policia të shoqërohej në spital me makina të rastit, edhe pse e dinin që ambulanca u vonua me 30 minuta.

 

Postimi:

Tentativa e manipulimit të vrasjes së qytetarit në Pogradec, këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë!

Vrasja e 42 vjeçarit Eglantin Proga, ishte një ngjarje e rëndë të shokoi opinionin publike, teksa dinamika e ngjarjes sa i përket veprimeve dhe mosveprimeve të Policisë së Shtetit është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë.

Në të dhënat e para ngjarja u raportua si një vdekje aksidentale për shkak të pijes, teksa e vërteta rezultoi se kishim të bënim me dhunë fizike me pasojë vdekjen.

Në një qytet të vogël autoambulanca u vonua rreth 30 minuta, teksa as me makinë të rastit nuk u lejua dërgimi i tij në Spitalin e Pogradecit.

Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit duhet të bëjë transparent hetimin e saj në raport me veprimet dhe mosveprimet që janë kryer nga policët e Komisariatit të Pogradecit.

Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, së pari për Eglantin Progën, së dyti për familjen e tij e së treti për qytetarët e fisëm të Pogradecit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco