Këto janë momentet e para se 42-vjeçari Egli Proga i cili vdiq ditën e shtunë (10 gusht) në Pogradec, të dhunohej barbarisht nga Denis Meçe, 28 vjeç, nip i një funksionari të lartë të PS-së në Pogradec.
Gazetarja e SYRI TV, raporton se 42-vjeçari Egli Proga, i cili u vra në Pogradec, del në këmbë nga lokali i tij.
Ai shihet teksa ecën në kembe para se te dhunohej nga Meçe.
Fillimisht policia e Pogradecit e lajmëroi ngjarjen si aksidentale, por pas denoncimit të qytetarëve, policia nisi hetimet për të dalë në përfundimin se kishim të bënim me një vrasje dhe për këtë ngjarje u arrestua edhe Denis Meçe.
© SYRI.net