Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një vajzë 24-vjeçare me inicialet XH.B.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës”, ndërsa automjeti drejtohet nga një 25-vjeçar. E reja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit është arrestuar.
Njoftimi Policisë:
"I. M., 25 vjeç, banues në Vorë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 24 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.
© SYRI.net