Një shtëpi e braktisur në një fshat të vogël në Gjermani ishte kthyer në një shtëpi bari nga mafia shqiptare.
Sipas medieve lokale gjermane, ‘bunkeri’ i drogës ka habitur hetuesit.
Fshati me vetëm 67 banorë nuk kishte pikasur asgjë.
Por ndërkohë brenda ishte ngritur një impiant droge që befasoi hetuesit.
Më shumë se 1700 bimë marijuane u gjetën brenda në shtëpi.
Askush nga shqiptarët nuk është arrestuar.
Mediat gjermane thonë se sipas Europol, shqiptarët janë të vendosur të shtrijnë dominimin në tregun evropian të drogës.
© SYRI.net