‘Të zbatohet projekti fillestar’/ Protestuesit: 80 mijë banorë përjashtohen vetëm që të vidhet taksa e rrugës

‘Të zbatohet projekti fillestar’/ Protestuesit: 80 mijë banorë përjashtohen vetëm që të vidhet taksa e rrugës

19:00, 08/08/2024
A+ Aa A-

Sot u mbajt protesta e katërt e banorëve të Thumanës, Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth, të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës dhe kërkojnë akses siç është parashikuar në projektin fillestarë të autostradës Thumanë-Kasharë.

Një episod dhune është shënuar gjatë protestës, ku një banorë është dhunuar nga forcat Shqiponja dhe e kanë gjakosur në fytyrë.  Ai deklaron për Syri TV se pavarsisht dhunës së ushtruar apo tentativave të policisë ata do të vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre.

Një tjetër qytëtar është shprehur se ata po kërkojnë nga qeveria vetëm të zbatohet projekti fillestarë që ka hyrje dalje në Fushë-Krujë dhe Thumanë.

Qytetari u shpreh për Syri Tv se ata janë të gatshëm të paguajnë për punimet, mjafton që kryeministri të japë lejen.

“Ajo çka ne si banorë kemi kërkuar është të zbatohet projekti, projekti në fazën fillestarë të tij ka parashikuar të ketë hyrje-dalje në Fush-Krujë por edhe ne Thumanë.

Kto hyrje-dalje që janë parashikuar, janë hequr nga projekti fillestar është bër nje projekt tjetër i ri. Me sa duket projekti është vetëm përfitimi i qeverisë. Nuk është parashikuar  që të kenë akses qytetarët e Krujës, Thumanës, Nikles, Fushe-Krujës, ku në total janë rreth 80 mijë banorë.

Pra 80 mijë banore përjashtohen nga rruga vetëm të vidhet taksa e rrugës. Ne i kemi parashtruar kërkesat tona tek Ministria e Infrastrukturës dhe tek kryeministri Edi Rama. I kemi kërkuar vetëm të bëhet hyrje dalja me pagesë siç është trau më para dhe në Rinas.

Ne i kemi dhënë dhe një zgjidhje që nëse qeveria nuk ka fonde, nuk ka para, jemi vendosur vetë is bisnese të paguajmë të hapim rrugën vetëm qeveria të japë lejen:- u shpreh qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco