Një shqiptar 52-vjeçar u arrestua në Zvicër pasi u kap me 10 kg kokainë me logo ‘Dior’.
Shqiptari u kap fillimisht nga policia rrugore, e cila vuri re se ai po e ngiste makinën në mënyrë të parregullt.
Mjeti i tij u dërgua për inspektim.
Për shkak të dyshimeve, policia futi në veprim qenin nuhatës ‘Joy’.
Ky i fundit arriti të zbulojë 10 kilogramë kokainë të fshehur në një zgavër në interiorin e makinës.
Shqiptari u prangos, ndërsa bëhet me dije se po lëvizte me një mjet me targa të Gjermanisë.
© SYRI.net