Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët i vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi” u vunë në pranga shtetasit L. A., 22 vjeç, Xh. M., (L)., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Dy të arrestuarit dyshohet se, te sheshi “Skënderbej” i kanë vjedhur dy aparate celulare shtetasit D. C., 43 vjeç.
© SYRI.net