Zbardhet identiteti i të moshuarit që humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga shoku i tij i dhomës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një azil pleqsh privat në zonën e Ali Demit.
Personi që ka ndërruar jetë është 82-vjeçari Virxhil Vesho, ndërsa autori i ngjarjes është Zyhdi Shehu, i moshës 78 vjeç.
Mësohet se dy të moshuarit vuanin nga skleroza.
Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.
Paraprakisht mësohet se debati ka qenë banal, teksa autori e ka akuzuar shokun "pse i kishte zënë krevatin".
© SYRI.net