Pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it janë vendosur të mërkurën paradite mbi objektet afër Urës së Ibrit, raporton Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).
Në anën veriore të urës nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë “e qetë dhe demokratike” e serbëve.
Ndërkohë nga Qeveria e Kosovës kanë paralajmëruar se Ura e Ibrit do të hapet, pavarësisht kundërshtimit të ndërkombëtarëve.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar se ura do të hapet pas vlerësimit të ekspertëve.
KFOR-i ka thënë se nuk do të hezitonte të ndërhyjë "nëse rrezikohet siguria".
© SYRI.net