Një ngjarje e rëndë është shënuar sot rreth orës 17:00 në fshatin Dragot, Tepelenë, ku është gjetur i vdekur shtetasi me iniciale A.B 70 vjeç.
Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë gjahu.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në fshatin Dragot, Tepelenë, në banesën e tij, është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. B., rreth 70 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net