Qytetarët e Elbasanit janë të shqetësuar për mungesën e kontrolleve dhe kushteve të papërshatatshme se si shitet qumështi në marketet dhe në rrugët e qytetit. Ata kërkojnë ndërgjegjësim dhe veprim nga Bashkia Elbasan, ngase situata sipas tyre ka dalë jashtë kontrollit.
SYRI TV
Çmimi i bulmetit kohët e fundit ka pësuar një rritje të lartë. Një shishe qumësht kushton deri në 200 lekë të vjetra. Ndonëse kostot janë rritur qytetarët në Elbasan detyrohen të përballen me mungesën e kontrolleve dhe kushteve të papërshtatshme në marketet e qytetit.
Ata shprehen të indinjuar nga mospërfillja e instancave përkatëse, ngase rezistenca e produkteve të qumështit është e ulët. Qytetarët i frikësohen helmimeve, numri i të cilave është shtuar me rritjen e temperaturave.
Nga ana tjetër përveç temperaturave të larta, të cilat ndikojnë në këto produkte, shqetësim mbetet edhe shitja e tyre në kushte të papërshtatshme. Qytetarët kërkojnë ndërgjegjësim dhe veprim nga Bashkia Elbasan, ngase situata sipas tyre ka dalë jashtë kontrollit.
© SYRI.net