'Ethet e Nilit'/ Konfirmohet një rast në Lushnjë, niset për trajtim drejt Greqisë

'Ethet e Nilit'/ Konfirmohet një rast në Lushnjë, niset për trajtim drejt Greqisë

14:56, 06/08/2024
A+ Aa A-

Një rast pozitiv i diagnostikuar me virusin ‘Ethet e Nilit’ është evidentuar në qytetin e Lushnjës.

Sipas informacioneve paraprake personi në fjalë është nisur drejt Greqisë për marjen e një trajtimi më të specializuar.

3 persona të moshës 60-88 vjeç kanë ndërruar jetë përgjatë muajit korrik si pasojë e prekjes nga “Ethet e Nilit Perëndimor”, ndërkohë që janë regjistruar dhe 8 persona të tjerë të infektuar të cilët po marin trajtim.

“Ethet e Nilit” janë një sëmundje zoonotike që transmetohet nga shpendët e sëmurë tek njeriu nëpërmjet picikimit të mushkonjave. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP Silva Bino konfirmon praninë e infektimeve.

Virusi kalon lehtshëm tek të rinjtë, por të rrezikuar janë moshat mbi 50 vjeç me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco