Tragjedia në Konispol/ Trupat e të moshuarve do i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore në Tiranë

Tragjedia në Konispol/ Trupat e të moshuarve do i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore në Tiranë

14:46, 06/08/2024
A+ Aa A-

Shano dhe Hysen Islamaj, dy viktimat e tragjedisë familjare në Konispol do të dërgohen drejt Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas informacioneve pasi janë dërguar si fillim në morgun e spitalit të Sarandës, trupi i Hyso Islamajt, 69 vjeç dhe i Shano Islamajt u transportuan me ambulancë në mjekësinë ligjore në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shalës në Konispol rreth orës 07:00. 69-vjeçari Hysen Islamaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj. Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klemendin Islamaj.

Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. 40-vjeçari ndodhet tashmë i arrestuar, ndërsa po punohet gjithashtu për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco