Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.
Siç raporton gazetari i SYRI-t në qytetin bregdetar, ngjarja ka ndodhur në zonën e Triportit.
Një makinë ka përplasur një motor, dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Policia e cila ka mbërritur në vendin e aksidentit, ka nisur hetimet për shkaqet, ndërsa është shoqëruar shoferi i makinës.
Vlorë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit.
© SYRI.net