Policia e Shkodrës bën me dije se si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, janë gjetur dhe asgjësuar 2944 bimë kanabis sativa.
Policia bën me dije se bimët narkotike u lokalizuan në tre vendodhje të ndryshme.
Sipas policisë, në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë u sgjësuan 988 bimë kanabisi.
Ndërkohë që shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel, dhe asgjësuan 1809 bimë kanabisi.
Ndërsa në territorin e njësisë administrative Iballë u gjetën dhe asgjësuan 147 bimë kanabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.
Policia bën me dije se megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
© SYRI.net