Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në Konispol.
69-vjeçari Huso Islamaj ka masakruar me sëpatë bashkëshorten e tij 66-vjeçare Shano Islamaj pas një konflikti të çastit.
Pas kësaj, 69-vjeçari është grindur me të birin 40-vjeçar, Klementin Islamaj (NE FOTO).
Gjatë konfliktit, djali e ka shtyrë babain nga shkallët e banesës. Huso Islamaj ka humbur jetën në vend për shkak të plagëve të marra.
Policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin dhe e ka shoqëruar atë në ambientet e policisë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Në skenën e krimit ndodhet grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.
© SYRI.net