Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani', Argita Malltezi përballë ekspertëve

SPAK i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin: Arben Lamçe, i përfshirë në aktivitetin kriminal të vëllezërve Çopja

SPAK i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin: Arben Lamçe, i përfshirë në aktivitetin kriminal të vëllezërve Çopja

09:32, 06/08/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka përgatitur dokumentacionin dhe e ka dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë lidhur me ekstradimin e Arben Lamçes nga Kosova.

Lamçe është një person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.

Pas marrjes së njoftimit për ndalimin e tij, hetuesit e posaçëm në dokumentet e shkruara kanë listuar faktet penale si dhe akuzat që rëndojnë mbi Arben Lamçen.

Me Kosovën janë finalizuar edhe marrëvjeshje të tjera, gjë për të cilën nuk pritet të ketë probleme.

Sipas burimeve Arben Lamçe mbante identitet tjetër në Prishtinë.

Ndaj tij SPAK ka ngritur akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje në kuadër të grupit kriminal.

Arben Lamçe alias Dobrova rezulton person me precedentë penalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco