Zbardhen të tjera detaje në lidhje me personin që qëlloi dje në ajër me armë, pas një konflikti me disa persona.
Ngjarja ndodhi në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër.
Viktor Marku është personi i ndaluar si i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë, por që më pas është liruar për mungesë provash nga Gjykata e Tiranës.
Përveç Markut, Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij.
Ndërkohë në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar. Sakaq, policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit. Ndërkohë, janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
© SYRI.net