Një i ri është arrestuar në Gramsh nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin K. Sh., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net