Një 33-vjeçar, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, është vënë në pranga.
Policia e arrestoi Aldo Gjinin në flagrancë.
Në cilësinë e provës materiale autoritetet sekuestruan 232 doza me kanabis.
“Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike kanabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë”, njoftoi policia.
Operacioni për kapjen e tij u kodua “Stacioni”.
© SYRI.net