SYRI TV/ Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Malko

16:48, 02/08/2024
A+ Aa A-

Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, i cilësuar si kreu i klanit Duka. I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare doli në transkiptet e bisedave në aplikacionet Sky dhe Enchrochat si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

SYRI TV

Një nga më të kërkuarit e drejtesisë shqiptare më në fundi mbërrin në Shqipëri. Është ekstraduar këtë të premte, nga Belgjika në Shqipëri, Leonard Duka, një nga pjesëtarët e klanit ‘Duka’. Leonard Duka ka mbërritur rreth orës 14.30 minuta në Tiranë nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Ai u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pas informacioneve të skuadrës policore “Fast Albanai”, që kishin zbuluar se Duka fshihej në një banesë private dhe në bashkëpunim me policinë belge është bërë i mundur arrestimi i Leonard Dukës.

Ky i fundit për të shmangur ekstradimin në Shqipëri kërkoi azil në shtetin belg, me pretendimin se i rrezikohej jeta. Kërkesa e tij iu refuzua nga autoritetet belge. Pas procedurave dhe kërkesave nga Ministria e Drejtësisë, gjykatat belge kanë vendosur ekstradimin e tij në Shqipëri. Por emri I Dukes ka dalë sërish edhe në përgjimet e operacionit  Metamorfoza 2, ku u zbardhën biseda në Sky Ecc  dhe u hodh drite për disa atentatë dhe varsje.  Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Leonard Duka alias “Princi Damian”, njihet si një nga kundërshtarët e Ervis Martinajt. Akuzohet nga drejtësia si organizator për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, njeri i afërt i Martinajt.  Santiago Malko u vra në gusht të 2019 në zonën e ‘Xhamllikut’. Leonard dhe Erlis Duka i cili është endë në kërkim akuzohen nga SPAK si organizatorë të kësaj vrasjeje. Ndërkohë që si bashkëpunëtorë në vrasjen e Santiago Malkos janë dënuar me 25 vite burg Ilir Selmani, 7 vite burg Elvis Gaçaj dhe 25 vite burg Blendi Teta. Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco