I shumë kërkuari Leonard Duka i cili është ekstraduar nga Belgjika, sapo ka mbërritur në Rinas.
Ashtu siç duket edhe nga pamjet, ai është nën shoqërinë e forcave të shumta të policisë.
Teksa është ekstraduar, Leonard Duka ishte i shpallur në kërkim lidhur me disa ngjarje kriminale, përfshi edhe dyshimet se ka ekzekutuar ish-policin Santiago Malkon, krahun e djathtë të Ervis Martinajt.
38-vjeçari i njohur si kreu i klanit Duka, është i njohur për rivalitetin me Ervis Martinajn, fati i të cili ende nuk dihet dhe gjithashtu edhe për marrëdhënien me ish-missin, Trejsi Sejdini.
Tashmë Duka do të përballet me një sërë akuzash.
© SYRI.net